Prej pak ditësh, afërsisht një javë pas dëmtimit të rëndë në kokë me 28 gusht, Klevi Qefalia ka lënë spitalin. Futbollisti i Tiranës tashmë gjendet në shtëpi dhe po monitorohet herë pas herë me kontrolle të imtësishme.

Tani është caktuar që një muaj pas dëmtimit, rreth datës 20 shtator, 18-vjeçari të bëjë skanerin tjetër për të përcaktuar nëse shërimi është i plotë dhe se kur mund të kthehet për t’u stërvitur.

Me rëndësi është fakti se situata duket optimist pas atij dëmtimi që mbërtheu në panik stadiumin e Rrogozhinës teksa Tirana lunate kundër Egnatias. Në atë moment Klevi ia doli falë ndërhyrjes profesionale të mjekëve të klubit, të cilët më pas bënë edhe transportimin e tij fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas te Trauma në Tiranë.

Klevi Qefalia është 18 vjeç dhe vjen si produkt i akademisë së Tiranës. Ai është mesfushor qendre dhe në fillim të këtij sezoni ishte një lojtar i aktivizuar shpesh nga trajneri Shehi.