Përveç derbit, java e gjashtë e Superiores dhuron edhe një duelet më të luftuara të dedakës së fundit. Laçi pret Kukësin, një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar, jo vetëm nga fakti se janë skuadra pretendente, por edhe për faktin se ndodhin në fund të renditjes dhe duan të dalin nga kriza. Ecuria e Laçit nuk ka qenë aspak e mire, me katër humbje radhazi dhe për këtë drejtuesit e klubit kurbinas kanë paralajmëruar lojtarët dhe stafin se presin vetëm fitoren në ndeshjen e radhës. Klubi shpreson që sulmuesit e afruar në momentet e fundit të merkatos së verës, Vasil Shkurtaj dhe Xhorxhe Ivkoviç, të tregojnë vlerat e tyre.

E njëjta situatë edhe te Kukësi. Verilindorët nuk e kanë shijuar ende fitoren në këtë kampionat dhe me vetëm 2 pikë mbyllin tabelën e renditjes. Pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtares duket se i ka bërë mirë Kukësit dhe Dobit për të njohur më mirë skuadrën, pasi ka pak ditë që ka marrë drejtimin. Duket se pas fitores në kupë, në Kukës është rikthyer disi qetësia, megjithatë tashmë duhen tri pikët në Laç. Verilindorët nuk fitojnë prej viteshe gjysmë në këtë fushë. Sfida mes Laçit dhe Kukësit do të luhet të shtunën në orën 15:00.