Kryeministri Edi rama ka reaguar sërish në lidhje me Ervis Martinajn, fati i të cilit nuk dihet nga 9 gushti. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se policia nuk ka pasur komunikim, pasi nuk ka pasur prova. “Di t’ju them që momentin e parë që policia do ketë provat e nevojshme, do ketë edhe komunikim, për sa kohë nuk ka prova, nuk ka komunikim”, tha Rama.