Klubi i Çelsit ka bërë një lëvizje të rëndësishme sa i përket sulmit, duke siguruar firmën e Pierre-Emerick Aubameyang, Por kjo nuk do të ndryshojë situatën e Armando Brojës në klubin londinez.

Në ditën e fundit të merkatos, emri i Brojës qarkulloi si interesim nga Uest Hem, Everton dhe Lids, të tre skuadra që kishin ndjekur me interes lojtarin shqiptar gjatë të gjithë verës. Por si përfundim, asnjë nga këto klube nuk bëri lëvizjen për të siguruar firmën e tij, duke parë se Çelsi nuk ofronte atë në treg, por emra si Batshuaj, Havertz e Pulishiç.

Fabricio Romano, eksperti i merkatos, raportoi gjatë pasdites se Broja kishte qenë i hapur ndaj idesë për t’u vënë nën urdhrat e Lampard te Everton. Por palët nuk diskutuan më gjatë këtë mundësi e si rrjedhojë, Broja do të vazhdojë të jetë pjesë e Çelsit në këtë sezon.