Në një kohë kur të gjithë vipat shqiptar, ndarë fotot nga klasa e tyre e parë në këtë fillim viti shkollor, bëhu një Cardi B dhe dhuro 100 mijë dollarë!

Po është e vërtetë! Së fundmi Belcalis Marlenis Almánzar e njohur gjërësisht si Cardi B, ka bërë një vizitë surprizë në shkollën e saj fillore, duke dhënë edhe kontributin e saj monetar.Kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale disa video të reperes në Bronx, të New York-ut. Cardi dukej e mrekullueshme me një fustan të kuq, që i vinte në pah format e saj të rrumbullakosura, teksa kalonte në mes të nxënësve të shkollës që vite më parë ka studiuar.

Në postimet e ndara në Twitter, duket se reperja amerikane është pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit.Në një konferencë të mbajtur para nxënësve dhe drejtuesve të shkollës, Cardi B ndau edhe lajmin e madh që do të dhuronte 100 mijë dollarë, si kontribut të saj për shkollën.Sakaq kujtojmë që më herët, reperja ka rrëfyer jetën e saj të vështirë ku i është dashur të punojë edhe si striptiste, për të dalë nga jeta e mjerueshme e fëmijërisë.
Sot ajo është një nga artistet më të pasura në botë. Përpos karrierës autorja e hitit “Wap” është shumë e dhënë pas familjes të cilën e publikon shpesh në Instagram, së bashku me partnerin Offset.