Kryeministri, Edi Rama ka bërë një postim sqarues në Facebook për lajmin që bëri bujë pak ditë më parë. Bëhet fjalë për lajmin se në kuadër të krizës energjitike, Zvicra dënon me burg qytetarët që e mbajnë kondicionerin të graduar më shumë se 19 gradë celcius.

Rama shkruan se Facebook se ky lajm është përhapur gjithandej, por jo nga ai por nga vetë mediet zvicerane.

“Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane.

Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane.

Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe tre nga shumë linqet e lajmit në fjalë!

Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!”, shkruan Rama në Facebook.