Çmimet e konsumit u rritën me 10% nga një vit më parë në muajin shtator në eurozonë. Kështu treguan të premten të dhënat e Eurostat. Shifra është më shumë se sa parashikimi mesatar prej 9.7% në një sondazh të Bloomberg me ekonomistët. Energjia dhe ushqimi nxitën përsëri inflacionin.

Me Rusinë që e ka futur Europën në vështirësi furnizimesh dhe dimrin që po afron, politikëbërësit po përgatiten për disa muaj edhe më të vështirë. Rritjet e çmimeve mund të përshpejtohen akoma më tej në disa vende, ndërkohë që recesionet po bëhen gjithnjë e më të mundshme.