Pas ambasadës Amerikane, edhe sekretari i Shtetit Antony Blinden komentoi bisedën telefonike me kryeministrin Edi Rama për sulmet kibernetike, ku tha se SHBA-të nuk do të torelojnë asnjë sulm kibernetik ndaj aleatëve.

“Bisedova me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit kundër Shqipërisë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë Shtetet e Bashkuara apo Aleatët tanë të NATO-s”, shkroi në Twiiter Blinken.