Beniada Nishani mori pjesë në ‘Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia’. Në këtë event të rëndësishëm nuk kanë munguar personazhet më të njohur botëror duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Harry Styles, Olivia Wilde, Timothée Chalamet, e shumë figura të shquara të Hollywood.

Modelja ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde. Modelja kishte veshur një fustan të zi të gjatë, stil bust dhe me një të çarë në njërën këmbë. Ajo kishte veshur sandale të zeza dhe mbante një varse gjithashtu të zezë. Flokët i kishte stiluar me onde teksa ka bërë një makeup natyral duke vendosur ngjyrat e tokës.

Duke folur për këtë eksperiencë ditën e sotme në “Wake Up” Beniada tha se ishte e gjitha një surprizë. “Agjencitë vit për vit ftojnë disa modele për të marrë pjesë në “Festivalin e Filmit në Venecia”. Unë kam qenë tek “Don’t worry darling”. Ishte surprizë, nuk e prisja. Isha bërë gati për të ikur me pushime. Dhe papritur më thanë që je e ftuar.”

Mirëpo, këto ditë mori vëmendje një foto e saj ku shihej duke u puthur në buzë me një modele dhe DJ italiane. Gjë për të cilë ajo tha se ka ndodhur vitin e shkuar por u bë virale këtë vit. “Puthja ishte diçka shumë spontane. Se po të jetë për shoë unë nuk i përballoj dot këto gjëra. Ka qenë një foto e vitit të kaluar. Por u bë virale këtë vit. Gloria është shumë e famshme në Itali. Fotografët bërtitën: “Beniada, Gloria puthuni” dhe ne u puthëm.”-u shpreh Beniada.

E pyetur për raportet me ish-banorët e “Big Brother VIP”, ajo nuk e fshehu zhgënjimin pasi u shpreh se shumë gjëra kanë ndryshuar në marrëdhëniet e tyre pas mbarimit të formatit. “Kur ishim në Big Brother thoshin se nuk do ta varin më kur të fiken kamerat. Por unë nuk e besoja. Por mendoj se kush do e gjen mundësinë. Me disa oprej tyre takohemi, flasim. Me Sarah Berishën kam marrëdhënie më të mirë.”-tregoi modelja.