Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga bajpasi i Gjirokastrës. Krahas pamjeve, Rama shkruan se kjo vepër e rëndësishme për qytetin e gurtë do të përfundojë në fund të këtij viti.

Postimi i plotë i Ramës në facebook: MIRËMËNGJES! Dhe me bajpasin e Gjirokastrës, që do të përfundojë në fund të këtij viti e do t’i japë frymëmarrje qendrës historike, ju uroj një ditë të mbarë.