Astrologia Krisanthi Kallojeri ka bërë sot parashikimin e horoskopit për gjithë javën dhe tregon vështirësitë apo gjërat pozitive që çdo shenjë do përballet. Ajo ka treguar se kjo është një javë e mirë dhe me fat pothuajse për të gjitha shenjat.

Dashi

Gjatë gjithë kësaj jave, por edhe gjatë gjithë periudhës që vijon keni shanse unike në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, për marrëdhënie të reja ose marrëdhënie profesionale. Ndoshta do të realizoni një ëndërr ose një qëllim tuaj. Tensioni dhe vështirësitë e periudhës që janë deri në fund të Tetorit, ka të bëjë me sferën financiare dhe në lidhje me mbështetjen që kërkoni ju për një plan jete ose një plan në sferën tuaj profesionale. Bëni durim, ju do të keni mbështetjen e të tjerëve gjatë gjithë Tetorit dhe kjo do ju ndihmojë të mos ta ndjeni shumë këtë vështirësi.

Demi

Me Hënën e re ju duhet të bëni ndryshime pozitive, kjo për arsye se do ndikojë më mirë për vështirësitë që ju po kaloni në këto momente. Jeni një nga më të nervozuarit dhe të stresuarit e kësaj periudhe. Pengesat dhe vështirësitë kanë të bëjnë lirinë që ju kërkoni, me ndryshimet që doni të bëni në ambientin tuaj për arsye se nuk jeni të kënaqur dhe ka të bëjë me një presion që ndjeni në sferën profesionale ose nga eprorët tuaj. Duhet të ulni pak pretendimet tuaja, jo se nuk janë reale por për momentin nuk do gjenit dot zgjidhjen që kërkoni, Më të ndikuarit janë të lindur në 8, 9 dhe 10 Maj. Gjithsesi klima tjetre muajit do ju ndihmojë të keni një përmirësim të jetës suaj të përditshme dhe të kaloni këtë vështirësi më lehtë.

Binjakët

Një periudhë ideale për ju dhe veçanërisht për të lindur në ditët e para të shenjës. Keni mundësi të arrini synimet dhe qëllimet tuaja, por njëkohësisht keni shanse unike për një lidhje tuaj afektive, për jetën tuaj personale. Duhet të jeni të kujdesshëm pasi gjatë gjithë dimrit juve do të jeni një nga shenjat që do të keni zhvillime se Marsi ka hyrë tek ju që në datën 20 Gusht dhe do të qëndrojë deri në Mars. Duhet të jeni të kujdesshëm, të punoni në mënyrë të disiplinuar dhe të organizuar, këto vështirësi të periudhës tani kanë të bëjnë më tepër… domethënë rrezikoheni nga vetja juaj sepse ju mund të ndiheni më të shqetësuar dhe të krijoni në kokën tuaj skena dhe fantazi që nuk janë reale e kjo do ju shtyje të bëni gabime.

Gaforrja

Me Hënën e re keni zhvillime në familje dhe në punë. Gëzime dhe mbështetje do të merrni nga familja juaj. Disa do shkojnë në shtëpinë e tyre dhe disa do krijojnë folenë e tyre. Gjatë kësaj periudhe të jeni më aktivë në jetën sociale, të mos jepni përshtypje tek të tjerët sikur jeni të mbyllur në guaskën tuaj se ndonjëherë e keni këtë tendencë. Vështirësitë e periudhës që po kaloni kanë të bëjnë me një projekt dhe planin tuaj. Është një plan jete, një plan profesional, ju e dini dhe gjatë kësaj periudhe sikur ndiheni se nuk keni mbështetjen e njerëzve që mund t’ju japin ndihmë. Gjerat do marrin zhvillim në fund të Tetorit, ndërsa Nëntori ka disa zhvillime pozitive tek ty.

Luani

Kemi një periudhë shumë aktive, që do ju sjellë fat. Duhet të jeni shumë të aktivizuar në jetën tuaj, të bëni shumë kontakte, dhe të promovoni punën dhe veten tuaj. Jeni edhe ju pjesë e 4 shenjave që ndikohen nga vështirësitë e periudhës dhe më të ndikuar jeni ju të lindurit e datës 10, 11 dhe 12 Gusht. Kjo ka të bëjë me disa lëvizje që ju doni të bëni në sferën tuaj profesionale. Ndoshta këto lëvizje janë të mëdha apo të vogla dhe ju jeni një çikë në kundërshtim nga të tjerët. Tetori ju favorizon, kemi pak mbështetje nga të tjerët.

Virgjëresha

Me Hënën e re në përgjithësi me gjithë periudhën që vijon krijon kushte dhe sjell mundësi në sferën tuaj financiare. Ky favorizim vjen nga puna apo biznesi juaj. Nëse merrni një kredi të jeni të kujdesshëm, të shtrini këmbët sa keni jorganin. Për aq kohë sa ka të bëjë me vështirësinë e periudhës, ka të bëjë me jetën tuaj të përditshme dhe nëse do jeni të disiplinuar, organizuar dhe të programuar, diçka që nuk është e vështirë për karakterin tuaj, do të shikoni se do forconi pozitat në punën tuaj dhe do të keni rritje të të ardhurave.

Peshorja

Të favorizuarit jeni ju të lindurit në ditët para të shenjës. Fokusohuni tek vetja juaj, evitoni pasiguri dhe bëni zhvillime dhe hapa përpara për të patur zhvillim në jetën tuaj profesional dhe personal. Pengesat dhe vështirësitë e kësaj periudhe kanë të bëjnë me jetën profesionale, një investim, ose një çështje që doni t’i jepni drejtim për fëmijën tuaj. Vendimet që do merrni do jenë të nxitura dhe do jenë burimi i pasigurisë suaj. Përfitoni nga favorizimi që do të keni gjatë kësaj periudhe dhe mund t’i kaloni ato me lehtësi.

Akrepi

Kjo Hënë e re dhe periudha në vazhdim favorizon projektimin e një fillimi të ri. Do bëni një projektim të ri të cilën ju duhet ta vini në zbatim nga data 20-22 Tetor e tutje. Mund të keni një mbështetje në sferën ekonomike ose mund të keni zgjidhje të një problemi të punës. Periudha e tensionuar tek ju, jeni dhe ju një nga të katërtit që e ndjeni më shumë, ka të bëjë në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve dhe me probleme që keni në familjen tuja. Pjesëtarë të familjes ju kanë ngarkuar me një barë më të madhe se të tjerat. Duhet të bëni durim. Më të tensionuar do të jeni ju të lindurit në datën 9-13 Nëntor, gjërat do të marrin zhvillimin që duhet të marrim pavarësisht nuk do jeni shumë të kënaqur. Nga fundi i Tetorit dhe në Nëntor çdo gjë që bëhet, bëhet për të mirën tuaj, për t’u çliruar nga marrëdhëniet toksike.

Shigjetari

Marrin dhe këta një favorizim nga Hëna e re dhe periudha që do vijojë është favorizues. Mund të bëni fillime të reja me projektet tuaja, do keni zhvillime të mira në jetën personale dhe profesionale. Do krijoni një lidhje afektive ose do arrini një sukses në punën tuaj. Për sa i përket vështirësive të periudhës, kjo ka të bëjë me gjerat e paparashikueshme që mund të dalin në jetën tuaj të përditshme, në lidhje me punonjësit për ju që keni një biznes ose me vështirësitë që keni në komunikim. Kujdes me lëvizjet në jetën e përditshme me makinën apo mjetin tuaj.

Bricjapi

Bricjapët me Hënën e re kanë zhvillime në sferën e tyre profesionale, mund të kenë një fillim të ri, kryesisht për ata që duan të bëjnë karrierë ose e kanë punën e tyre, janë mjaft të favorizuar por nuk duhet të jenë të nxituar. Favorizohen ata që janë të lindur në ditët e para të shenjës. Ata janë më karrieristët e zodiakut dhe përballojnë çdo gjë. I intereson shumë mënyra si paraqiten në shoqëri, si ne i shohim jashtë. Për sa i përket vështirësisë së periudhës ka të bëjë me një investim. Domethënë, doni të bëni një investim jete, apo projekt pune dhe nuk keni atë buxhetin e duhur, ndjeheni të izoluar dhe sikur ta keni do t’ju këshilluar të kufizoni veten në lëvizje. Të mendoni dhe të bëni hapa të ngadaltë gjatë kësaj periudhe.

Ujori

Një nga më të favorizuarit e Hënës së re dhe kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës jeni të lehtësuar nga çdo vështirësi. Gjithashtu jeni dhe një nga më të tensionuarit e periudhës, kryesisht të lindurit nga data 6-9-10 Shkurt. Do ngrini një barrë më të madhe përgjegjësie se herët e tjera dhe doni dhe vetë juve të bëni ndryshme që kanë të bëjnë me vendin e qëndrimit, me shtëpinë dhe familjen tuaj dhe ndiheni të kufizuar. Duhet të bëheni të duruar dhe durimi ju vështirëson. Jeni njerëz që doni lirinë. Bëni pak durim më tepër dhe çdo gjë do shkojë mirë.

Peshqit

Hëna e re sjell favorizime financiare. Aty do keni zhvillime kryesisht me sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët, me bashkëshortin, më bashkëpunëtorët, me bankat, me tatimet dhe në qoftë se doni të bëni një investim, lëvizje të madhe do të këshilloja ta bënit me laps në dorë dhe në mënyrë të programuar. Vështirësitë e periudhës tek ju, kanë të bëjnë sepse ju ndiheni të izoluar dhe paralelisht do keni probleme me njerëzit që ndani jetën e përditshme. Ndoshta duan t’ju imponojnë mendimet e tyre ose mënyrën sesi ju duhet të lëvizni, apo çfarë duhet të bëni në punë apo jetën tuaj të përditshme. Nga fundi i Tetorit dhe fillimi i Nëntorit dhe jeni të favorizuar, duhet të bëni vetëm pak durim dhe çdo gjë do kalojë. /tvklan.al