Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të kurorëzojnë shumë shpejt dashurinë e tyre në martesë!

Lajmin e ka konfirmuar pak më parë blogerja në emisionin “Goca dhe Gra”, teksa zbuloi dhe detaje të tjera nga dasma e shumëpërfolur.

Ish-modelja nuk e ka zbuluar ende ditën e kurorëzimit por shtoi se do të jetë në fund shtatori- fillim tetori.
“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit, fillim tetorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”– u shpreh Armina.

Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Ëestëood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”- tregoi ajo.

Mevlani është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”.- deklaroi ajo para pak javësh./Panorama Plus