Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar firmosjen e aktit për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Përmes një postimi në Tëitter, Begaj thotë se kjo është një shkelje e përsëritur ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Sipas tij, sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve ndërkombëtare, është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.

Postimi i Bajram Begajt:

Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror. Ishte Presidenti Vladimir Putin i cili ditën e sotme njoftoi në një konferencë për mediat, përmbylljen e referendumit dhe konkretizimin e aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës. Madje, ai emëroi edhe 4 liderë rusë në këto rajone, me të cilën firmosi dhe aktin për aneksimin e këtyre zonave.