Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu është bërë temë diskutimi në rrjet për shkak të një video të shpërndarë së fundmi. Ajo shihet teksa ka ndaluar makinën e saj luksoze “Mercedes Benz” në anë të rrugës ndërsa flet në celularë.

Në rrjetet sociale shkruhet se prezantuesja e njohur është futur kundërvajtje në një rrugë që lejohet lëvizje e automjeteve vetëm në një sens. Megjithatë nuk është e mundur të vërtetohet nëse Vejsiu ka kryer në të vërtetë një shkelje të tillë të qarkullimit rrugor.