Një çift nga Saranda ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi. Ata janë identifikuar si Eleni Çakuli, 43 vjeç, nga fshati Çaush, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç. Ata humbën jetën në një aksident të tmerrshëm rrugor që ndodhi në rrugën nacionale të Patra – Pyrgos. Çifti la pas 3 fëmijë. Ende nuk dihen detajet e ngjarjes së rëndë.