Aksident në autostradën Levan-Tepelenë. Një automjet tip “Toyota” ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal.

Burimet paraprake bëjnë me dije se 4 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Po të njëjtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër. Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër. Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.