“BE-ja duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e Vladimir Putinit se ai mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë.” Dekalarata e bërë nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell për mediat ndërkombëtare ngre alarmin në shumë vende duke nënkuptuar se lufta ka arritur në një moment të rrezikshëm. Vërejtjet e tij vijnë pasi Rusia filloj mobilizimin e pjesshëm për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

“Sigurisht që është një moment i rrezikshëm, sepse ushtria ruse po vihet nën presion nga Putin dhe kërcënimet e fundit me përdorimin e armëve bërthamore po intesifikojnë rrezikun. Kur ai tha se mobilizimi nuk është një bllof, duhet ta marrim seriozisht. Duhet të arrijmë paqen përndryshe, mund ta përfundojmë luftën, por nuk do të kemi qetësi dhe do të kemi një luftë tjetër.”

Shtatë muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, analistët pajtohen se forcat e presidentit Putin janë në këmbë. Borell kërkoi që të arrihet një zgjidhje diplomatike, një zgjidhje që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Putin është përballur me pengesa në fushën e betejës, me forcat e tij të shtyra nga një kundërofensivë ukrainase.

Shefi i politikës së jashtme të Evropës ishte i prerë në pikpamjen e tij. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë, lufta në Ukrainë ishte kryefjala e diskutimit ku shumë liderë botërorë kërkuan që ndalet lufta dhe të nisin furnzimet me gaz për të shmangur krizën.

Por kërcënimet e reja dhe shqetësuese të Moskës, duke përfshirë një sulm bërthamor po rrisin shqetësimet në të gjithë botën. Shumica e liderëve perëndimorë, duke përfshirë Borrell, janë ende kategorik për nevojën për të mbajtur kursin në një konflikt me shumë pasoja të gjera, mbi të gjitha për Ukrainën.

Borrell hodhi poshtë shqetësimet se furnizimet me armë të BE-së po mbaronin dhe tha se duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën, si dhe të zbatojë sanksione ekonomike kundër presidentit Putin dhe aleatëve të tij.