Top modelja dhe aktorja Adriana Lima është bërë nënë për herë të tretë. Ka qenë vetë top modelja që bëri njoftimin në rrjetet sociale duke treguar syrin e vogël të bebes që ka me partnerin Lime Lemmers: ‘Cyan lindi, shkruan modelja’. Në postim, ish-engjëlli i Victoria’s Secret postoi një foto të syrit të djalit dhe shkroi: “Cyan është ngjyra mes jeshiles dhe blusë spektri i dukshëm i dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive, vende në listën e vendeve më të vizituara të familjes sonë”.

Adriana Lima tashmë është nëna e Valentinës, e lindur në vitin 2009 dhe e Sienës, e lindur në vitin 2012, nga ish-basketbollisti Marko Jaric, nga i cili është divorcuar prej vitesh. Martesa mes modeles dhe lojtarit e basketbollit serb zgjati pesë vjet, por përfundoi me një deklaratë të përbashkët në të cilën të dy kërkuan respektimin e privatësisë në një moment veçanërisht delikat.

Martesa mes Adriana Limës dhe ish-basketbollistit (një nga më të suksesshmit e viteve 2000) zgjati pesë vjet dhe përfundoi me divorc, njoftoi në një deklaratë të përbashkët çifti në të cilën kërkoi të respektonte privatësinë në një moment kaq delikat. Të dy ata u takuan në vitin 2006 dhe u fejuan dy vjet më vonë. Në vitin 2009 në ditën e San Valentino shkëmbeu zotimet në Jackson Hole, Wyoming. Në vitin 2014 erdhi ndarja. Në vitin 2021, Adriana Lima u takua me Lime Lemmers, një producent filmash. Në shkurt, ajo njoftoi papritur se ishte shtatzënë. Në një video në Tik-Tok me testin e shtatzënisë dhe në sfond rrahjet e zemrës së vogël tregonte një Adriana rrezatuese. Në maj ajo ka ecur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë me partnerin e saj mes përqafimesh e puthjesh përballë bliceve dhe një barku shpërthyes e të zhveshur. Më pas erdhi njoftimi i lindjes së vogëlushit që i ka sytë jeshile-blu si nëna e tij:

“Ngjyra jonë e preferuar”, shkruan ai, duke i uruar mirëseardhjen në botë fëmijës së tij të tretë. Cyan ka lindur më 29 gusht në Santa Monica, por lajmi e ka zbuluar vetëm tani. Për Lemmers ky është fëmija i parë.

Një burim i afërt me çiftin ka treguar për “People” se nëna dhe fëmija “janë tashmë në shtëpi, në shëndet perfekt”.