Partizani ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Dritan Mehmetin.

Mësohet se drejtuesit kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me teknikun 42-vjeçar, përpara startit të sezonit.

Drejtuesit kanë patur një takim me tranjerin Mehmeti dhe si përfundim kanë vendosur që të ndërpresin aventurën e tyre së bashku. Shkak mendohet të jenë rezultatet jo të mira të klubit.

NJOFTIMI

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe traineri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundmi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.