Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar një thirrje Perëndimit që të ndalojë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë përmes një interviste për “Washington Post”.

“Rusët po kryejnë një agresion kundër një populli tjetër”, tha lideri ukrainas.

Ndërsa ditën e djeshme, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se dhënia e vizave turistike për rusët duhet t’i nënshtrohet kufizimeve dhe bëri thirrje për një vendim në nivel të Bashkimit Evropian .Nga ana tjetër, Dmitry Peskov , Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin u përgjigj:

“Çdo përpjekje për të izoluar rusët apo Rusinë është një proces që nuk ka perspektivë,”