Forcat e armatosura ruse sulmuan qytetin Nikopol në rajonin e Dnipropetrovsk gjatë natës. Lajmi u bë i ditur nga Kreu i Administratës ushtarake lokale Yevhen Yevtushenko, raporton Ukrainska Pravda.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon një mundësi për të kontaktuar “drejtpërdrejt” me udhëheqësin kinez Xi Jinping për të ndihmuar në përfundimin e luftës me Rusinë, raporton “South China Morning Post”. Vetë lideri ukrainas, në një intervistë me “SCMP”, i kërkoi Kinës të përdorë ndikimin e saj të madh politik dhe ekonomik në Rusi për t’i dhënë fund luftimeve.

“Është një shtet shumë i fuqishëm. Është një ekonomi e fuqishme. Kështu që mund të ndikojë politikisht në Rusi dhe ekonomikisht. Dhe Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u shpreh Zelensky.