A i përkisni edhe ju kategorisë së njerëzve që nuk i ndahen kurrë atletet? Që vishni atlete me fustane, me kostume, me xhinse të shkurtra? Nëse po, atëherë kemi një lajm të mirë për ju. Duke studiuar pamjen e ikonave të modës, ne kemi gjetur palën e atleteve të ardhshme që do duhet t’i shtoni në koleksionin tuaj pa u menduar.

Janë Adidas dhe siç e shihni janë mjaft të përballueshme.

Të quajtura Adidas Samba , ato janë kthyer nga vitet ’50 dhe bota e modës parashikon se do të bëhen tendenca e radhës e këpucëve të vjeshtës. Ata tashmë janë parë të veshura ngaKendall Jenner, Kaia Gerber dhe Bella Hadid.