Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë gati të zhvendosen nga Pallati Kensington në Londrën qendrore në Adelaide Cottage, në fshat në Berkshire, brenda territorit të Kështjellës Windsor, afërsisht 25 milje larg qytetit. William, Kate dhe fëmijët do të qëndrojnë në shtëpinë e re gjatë gjithë periudhës së shkollës. Princi George 9-vjeçar, Princesha Charlotte 7-vjeçare dhe Princi Louis 4-vjeçar në fakt do të ndjekin një shkollë private (me vlerë mbi 21,000 £ në vit) nga shtatori, Shkolla Lambrook në Ascot, pikërisht pranë shtëpisë së re.

Vendimi për zhvendosjen e shkollës së fëmijëve u njoftua të hënën nga Kensington Palace në një deklaratë. George dhe Charlotte kanë ndjekur më parë një shkollë në Londrën Jugore, por Louis do të fillojë vitin e tij të parë me kohë të plotë në shtator. Zgjedhja e Dukës së Kembrixhit për të lëvizur, bëhet në një përpjekje për t’u dhënë fëmijëve të tyre një jetë familjare sa më normale të jetë e mundur, siç tha një burim mbretëror për CNN.
Princi William, Kate dhe djemtë do të jetojnë në Adelaide Cottage, një shtëpi relativisht më e vogël dhe modeste se shtëpia e tyre në Londër, me vetëm katër dhoma gjumi.

Transferimi do ta afrojë familjen si me Mbretëreshën Elizabeth II, e cila ka banuar në Kështjellën Windsor që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ashtu edhe me familjen e Kate, e cila jeton në të njëjtin qark.
Rezidenca aktuale e Kembrixhit, Kensington Palace, sipas burimit mbretëror, do të vazhdojë të mbetet rezidenca kryesore e familjes.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext
Përveç Pallatit Kensington, i cili mbetet baza zyrtare e punës së familjes mbretërore dhe vilës Windsor, ku ata do të zhvendosen, William dhe Kate kanë gjithashtu vilën e tyre me 10 dhoma gjumi në Norfolk dhe një vilë pushimi në Skoci.

Disa tabloide britanike shkruajnë, se nuk ka kaluar shumë kohë që kur shtëpia e tyre madhështore në Pallatin Kensington është rinovuar gjerësisht me paratë e taksapaguesve britanik, prej afro 4.5 milionë funte. Përballë kritikave, zëdhënësi mbretëror e kishte mbrojtur këtë shpenzim të madh duke e përshkruar apartamentin si “rezidencën e vetme zyrtare” të tyre dhe ku do të jetonin për “shumë vite në vijim”.