2 pikë në 2 ndeshje i rrinë shumë ngushtë një ekipi si Liverpool, nuk ishte ky starti që të kuqtë imagjinonin. Pas vetëm 180-minutash, ekipi i Klopp e sheh veten minus 4 pikë në raport me Man.City dhe Arsenal, dy ekipet e vetme me pikë të plota. Blofi ndaj Fulham mund dhe të qëndronte, por barazimi 1-1 në “Anfeild” kundër Crustal Palace është një sinjal i qartë se nën kampionët nuk janë ende gati në këtë start të sezonit.

Pas një fillimi kaotik të ndeshjes, Crystal Palace kapi “mat” Liverpool me një kundërsulm fantastik të finalizuar me shumë klas nga Zaha. Salah-Luis Diaz dhe Nunez provuan të rikthenin baraspeshën, por në momentin më të rëndësishëm të sfidës, me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi uruguaian tradhtohet nga nervat duke goditur me kokë kundërshtarin, një gjest anti-sportiv që i kushtoi jo pak duke u ndëshkuar drejtpërdrejtë me karton të kuq. Katër minuta më pas, Luis Diaz me një aksion personal fantastik riktheu baraspeshën. Të dy ekipet provuan deri në fund të dilnin me pikë të plota, por pa mundur të gjejnë golin e shumë kërkuar:

“Djemtë dëshironin të fitonin me çdo kusht, luajtën me zemër, por për fat të keq nuk mjaftojë. Ndëshkimi i Nunez me karton të kuq i ndërlikoi gjërat, nuk duhet të binte pre e provokimeve, tani do të na mungojë në tre ndeshjet e radhës”, u shpreh Klopp në konferencë për shtyp.