Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video nga bregdeti i Shëngjinit.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se këtë vit ka pasur më shumë se kurrë më parë turistë shqiptarë dhe të huaj. Kjo sipas Ramës, vjen si pasojë e modelit të konsoliduar të pastërtisë si dhe falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetari të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Mirëmëngjes, dhe me bregdetin e Shëngjinit, një model i konsoliduar pastërtie falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, ku këtë verë ka më shumë se kurrë më parë turistë shqiptarë e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në Facebook.