Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni antidrogë që kryen dje agjentët e Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës në detin Jon, ku u sekuestruan plot 992 kg kanabis, i paketuar në 153 thasë.

Në pranga ranë 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas teksa po bënin shkëmbimin e drogës në det të hapur. Tre skafe ishin nisur nga Shqipëria të ngarkuara me 1 ton marijuanë, ndërsa një velirë e drejtuar nga dy ukrainasit i prste në thellësi të Jonit. Në momentin e shkëmbit ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe ka bërë arrestimin e dy ukrainasve Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç.

Ndërsa 3 shqiptarët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç u bllokuan dhe arrestuan nga policia e Vlorës.

Droga ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce.

Operacioni antidrogë nisi mbrëmjen e djeshme në brigjet e Santa Maria di Leuca , kur një helikopter i Guardia di Finanza, i cili kreu fluturimin për llogari të Frontex (Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare) vuri re tre persona në detin Jon të cilët shkarkonin pakot në një varkë me vela.

Në bordin e anijes, e cila më pas u dërgua në portin e Città Bella, u gjetën 992 kilogramë kanabis, të ndarë në 153 pako, secila me peshë nga 6 deri në 8 kilogramë.

Dy ukrainasit deklaruan ditën e djeshme se u ishte premtuar një shumë monetare për të kryer këtë udhëtim, raporton abcnews.al.
Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është “dhënë nga një shtetas italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë”.