Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin e cila rrëmbeu vëmendjen e publikut pati një mbështetje të madhe nga ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilary Clinton.

Ajo i ka dalë në mbrojtje kryeministres së Finlandës, Sanna Marin e cila është kryefjalë e mediave botërore, pas publikimit të videove duke u dëfryer në festa dhe klube nate.

Në një postim në Twitter, Clinton ka ndarë një foto ku shihet duke kërcyer në një mbrëmje, teksa ndodhej në Kartagjenë si Sekretare Shteti.

“Siç ka thënë Ann Richards, “Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretare e Shtetit. Vazhdoni të kërceni, Sanna Marin,”– shkruan Clinton në statusin e saj.

Postimin e Clinton e ka shpërndarë edhe kryeministrja Marin, e cila e ka falënderuar Clinton për mbështetjen e dhënë.