Mungesa e Lionel Messit në listën e 30 finalistëve për Topin e Artë do të bëjë zhurmë për të paktën edhe dy muaj deri në dorëzimin e trofeut.

7 herë fituesi i çmimit më prestigjoz në nivel individual e shikon veten jashtë dhe vendimi është marrë nga revista “France Football”, organizatore e çmimit.

Por pse Ronaldo po dhe Messi jo? Revista përpiqet të shpjegojë vendimin duke e justifikuar me ndryshimin e rregullave dhe paraqitjen shumë të dobët të argjentinasit në sezonin e parë me fanellën e PSG.

Pse Ronaldo? Sepse u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në nivel kombëtar dhe shënoi 6 gola në Champions League ndërsa e mbylli sezonin me 32 gola në 49 ndeshje. Rezultate kërto mëse të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e listës paraprake.