Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Fushë-Krujë. Sipas raportimeve të para, ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Personi i qëlluar ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.