Erion Braçe ka ironizuar Ilir Metën lidhur me deklaratën e tij, ku tha se paratë nxjerra jashtë, do të riatdhesohen.

Përmes një postimi në Twitter, deputeti socialist shkruan se sipas I.M (Ilir Meta), “paratë e depozituara jashtë, bërë prona të patundshme apo që kane krijuar emigrate depozita duhen sekuestruar!”.

“I.M ka shume te drejte; Parate depozituar jashte, bere prona te patundshme apo qe kane krijuar EMIGRATE DEPOZITA, duhen sekuestruar! Ta fillojme nga Londra e Qipro them une! Pastaj vijojme me leket e pronat ketu!”, shkruan Braçe.