Reperi Ledri Vula është shumë i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit, ku gjatë performancave shpesh është parë edhe duke komunikuar me fansat e tij.
Së fundmi një video e reperit po bëhet virale në TikTok.

Gjatë videos dëgjohet fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”. Më tej pasi reperi ripërsërit fjalinë e saj në sfond dëgjohen fanset të cilat thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”. Por Ledri ka habitur me reagimin e tij, ku duke qeshur tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, duke shtuar: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveç zemrës të gjitha t’i fal”.

Kujtojmë që lidhja e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë.

Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.