Në një video që po qarkullon në Tik-Tok, teksa këngëtari i njohur Ledri Vula po performonte në koncertin e tij, një fanse e ka ngacmuar duke i thënë “Ta ha zemrën”.

Pas kësaj, reperi përsërit fjalët ,ndërkohë në sfond dëgjohen fanset të cilat i thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”. Ledri ka qeshur dhe tha me shaka: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, dhe tha më pas tha “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveç zemrës të gjitha t’i fal”, fragmente këto nga hiti i tij “Merri Merri.”