Stresi ka thumbuar hapur ish-partneren e tij, Keisin. Gjatë një interviste të shkurtër në prapaskenën e “Aplha Show”, ku Stresi performoi, ai u pyet nga gazetarët për look-un e tij.

“Kujt ia dedikon këtë look sot?”, ishte pyetja që iu drejtua Stresit.

“Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”, u përgjigj reperi, duke mos përmendur emra, megjithatë lidhje publike dhe e bujshme e Stresit është ajo me Keisin.