Detaje të reja janë bërë me dije nga vrasja e rëndë e ndodhur në Tiranë një ditë më parë. Viktima Nikolin Staka, 56 vjeç kishte vetëm një muaj që ishte me qira në Tiranë, pasi kishte jetuar në Belgjikë.

Ditën që u qëllua për vdekje me grushte nga fqinji i tij Alban Meneri, ai po ndiqte sherrin e këtij të funfit me një tjetër fqinje për vend parkimi dhe po i fliste nga lart.

“Çfarë bën, si nuk të vjen zor që zihesh me gra?!”, i ka thënë viktima autorit teksa ky i fundit i ka kërkuar të zbresë poshtë.

“Zbrit poshtë se ta tregoj unë”, ka qenë përgjigja e Menerit.

Ata janë takuar në sheshin poshtë pallatit, teksa Meneri e ka masakruar 56-vjeçarin në grushte dhe është larguar. Të nesërmen Staka është gjetur i pajetë në banesën e tij dhe sipas hetimeve, dyshohet se ka vdekur nga hemorragjia.

Burime për VoxNews thanë se Alban Meneri kishte probleme dhe me fqinjët tij. Ata kishin pasur grindje shumë herë me këtë të fundit për shkaqe pronësie. Meneri ka qenë dy herë i arrestuar më parë, njëherë për probleme me alkolin dhe mpas sherr me fqinjët ku është përfshirë në konflikte të dhunshme.