I pari që reagoi për arrestimin e spiunëve rusë në Shqipëri, ishte Blushi i Metës.

Pa u marrë ende vesh se çfarë kishte ndodhur, ai direkt sulmoi Edi Ramën, duke kërkuar që të mbajë përgjegjësi.

Pastaj reaguan të gjithë me radhë, duke nisur nga Sali Berisha e me radhë.

E çuditshme është që i vetmi nga politikanët e rëndësishëm që nuk ka reaguar, është pikërisht Ilir Meta.

Ai që flet për çdo marrëzi dhe bën dhjetëra pastime në ditë, në rrjetet sociale, po hesht.

Nuk ka dhënë asnjë fjalë, për të sulmuar fjala vjen Edi Ramën, pasi i doli në shteg.

Dhe arsyeja duket se nuk do shumë mend për t’u kuptuar.

Ilir Meta është i kompleksuar për faktin se këto kohë i ka dalë dosja e vet si spiun i Sigurimit të Shtetit.

Dhe një spiun nuk mund të dalë e të flasë për spiunë të tjerë, pasi do t’i kujtonin dosjen e tij.

Ndaj dhe është duke heshtur gjithë këto ditë, duke nxjerrë veç Blushin e tij.

Me ironi një komentues shkruan se ai nuk mund të flasë për spiunë amatorë, të cilët u zbuluan direkt, ndryshe nga I.M, që u deshën gati 40 vjet që të zbulohej se ka qenë spiun.(TemA)