Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se bota nuk dëshiron një tjetër Çernobil, duke paralajmëruar për mundësinë e një aksidenti bërthamor në Zaporizhzhia nëse konflikti vazhdon.
Ai ka folur në një konferencë shtypi në Lviv, pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shefin e OKB-së Antonio Guterres.
Erdogan thotë se diskutuan gjithashtu mënyrat për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ai u shpreh se ata diskutuan shkëmbimin e robërve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë dhe se më vonë do ta ngrinte këtë çështje me presidentin rus Vladimir Putin.
Turqia kohët e fundit ka vepruar si ndërmjetëse midis dy vendeve, duke përfshirë çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës.