Zbardhen detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku vëllai vrau me armë vëllain dhe kunatën e tij.
Sipas raportimeve të para viktimat janë bashkëshortë me mbiemër Muskurti me origjinë nga Dibra dhe janë vrarë brenda pronës që menaxhonin. Raportohet gjithashtu se vëllezërit kanë patur konflikt të hershëm për pronën.
Mësohet se krimi ndodhi brenda një agjencie turistike, ku trupat e pajetë ndodhen ende në skenën e krimit. Fill pas krimit të rëndë autori është larguar nga vendi i ngjarjes.