Shakira është fotografuar me një pamje “të trishtuar dhe të lodhur” pasi ish-partneri i saj Gerard Pique u filmua duke u puthur me të dashurën e tij të re.

Autorja e hitit “Waka Waka” është parë duke shëtitur me dy djemtë e saj. Këngëtarja dhe fëmijët dukeshin sportiv, teksa Shakira mbante veshur një fustan të thjeshtë në nuancat e rozës dhe atlete.

Në një foto të dytë, këngëtarja duket duke u përqafuar me Sashën dhe Milan, ku bie në sy fytyra e mërzitur.

Shakira dhe Pique të cilët kanë dy fëmijë së bashku u takuan për herë të parë në 2010 pasi ai u shfaq në videon e këngës së saj “Waka Waka”, e lansuar për Kupën e Botës në futboll atë vit.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe shpejt u zbulua se Gerard ka qenë fshehurazi në lidhje me Clara Chia Marti e cila punon për të.