Me Premier Ligën që fillon të premten, largimi i tij nga Manchester United duket shumë i komplikuar Me vetëm një muaj në dispozicion deri në mbylljen e afatit kalimtar, shanset që Cristiano Ronaldo të largohet nga Manchester United po vazhdojnë të veniten. Ai e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet për një skuadër të re pasi që Djajtë e Kuq dështuan të kualifikohen për në Ligë të Kampionëve, por deri me tani, këtë skuadra kanë refuzuar që të bëjnë oferta për yllin portugez.

Kështu, ku qëndrojnë gjërat për momentin? Ronaldo nuk ka udhëtuar me skuadrën e United për ndeshjet parasezonale në Tajlandë dhe Australi. Kur ata kthyen në Manchester, Ronaldo dhe agjenti i tij u takuan me menaxhmentin për ta diskutuar të ardhmen e tij.

Edhe Ferguson dështoi ta bind atë

Cristiano u shfaq në Carrington, objektin sportiv të United, me Mendes më 26 korrik. Sir Alex Ferguson po e priste atë me shpresën që ta bind atë që ta marrë në rikonsideratë pozicionin e tij dhe të mbetet në klub. Në vend të kësaj, Ronaldo ri afirmoi qëllimin e tij të largohet nga Djajtë e Kuq. Nga aty, ai filloi të stërvitet me skuadrën U23 dhe nuk udhëtoi në Oslo për ndeshjen kundër Atletico Madrid, por luajti kundër Rayo Vallecanos në Old Trafford. Megjithatë, ai luajti në pjesën e parë dhe u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes, një gjë që Erik ten Hag nuk e ka pëlqyer fare.

“Është e papranueshme”

Holandezi kritikoi ashpër Ronaldon, pos planeve të tjera të tij edhe për largimin e më hershëm nga fusha.

“Sigurisht, nuk e fali këtë gjë. Kjo është e papranueshme. Për të gjithë. Ne jemi një skuadër dhe ju duhet të qëndroni këtu deri në fund”, tha Ten Hag për AD dhe Viaplay.

Raportet në Angli thonë së Ten Hag tashmë e ka larguar nga vendi i startuesit dhe ai nuk pritet të luajë në ndeshjen hapëse të United kundër Brighton.

Jadon Sancho, Anthony Martial apo Marcus Rashford mund ta marrin vendin e tij, edhe pse francezi ende nuk është rikuperuar sa duhet për shkak të një lëndimi që morri kundër Atletico Madridit.

Afati i transferove mbetet i hapur deri më 1 shtator, por a do të largohet Cristiano deri atëherë, mundësitë janë shumë të vogla?

A do të pranojë ai që të jetë në bankë? A do të dorëzohet nga dëshira e tij për t’u larguar nga United, edhe pse ata nuk mund të luajnë në Ligën e Kampionëve?

Me të gjithë këta skenar të pavendosur, tërë sytë do të jenë tek ky serial i lojtarit në javët në vazhdim.