Duke qenë në qendër të sulmeve të opozitës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u përgjigjet me një shprehje kundërshtarëve të tij politikë.
Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një shprehje të shkrimtarit brazilian Paulo Coelho, duke thumbuar kështu Ilir Metën e Sali Berishën.

“Urrejtësit janë humbës që pretendojnë se janë fitimtarë”, thuhet në shprehjen e Coelho të publikuar nga Rama me mbishkrimin “Fjalët e Mbrëmjes”.