Shifrat e turistëve të huaj që kanë hyrë në vend këtë sezon turistik, jashtë çdo parashikimi
Rama ndan fotot nga fluksi në Portin e Durrësit: Shifrat e turistëve të huaj që kanë hyrë në vend këtë sezon turistik, jashtë çdo parashikimi Automjetet në radhë në Portin e Durrësit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga fluksi në Portin e Durrësit. Rama shkruan se ky sezon turistik ka pasur një hyrje të lartë vizitorëve të huaj, që kanë dalë jashtë parashikimeve.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin ditën e sotme duke ndarë disa foto nga fluksi në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka postuar foto nga radha e gjatë e automjeteve në port që presin për të verifikuar dokumentacionet.

Rama shkruan se ky sezon turistik ka pasur një hyrje të lartë vizitorëve të huaj, që kanë dalë jashtë parashikimeve.

“Mirëmëngjesi dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.