The NASA Artemis rocket with the Orion spacecraft aboard leaves the Vehicle Assembly Building moving slowly on an 11 hour journey to pad 39B at the Kennedy Space Center in Cape Canaveral, Fla., Thursday, March 17, 2022. While at the pad the rocket and Orion spacecraft will undergo tests to verify systems and practice countdown procedures. (AP Photo/John Raoux)

Raketa Artemis 1 e NASA-s duket më shumë se gati për misionin e saj të planifikuar hënor.

Ajo u pozicionua me kujdes të mërkurën në pikën e lëshimit.

“Pas gati 20 vitesh punë do ta shohim të dalë nga ndërtesa këtë raketë dhe pastaj të fluturojë drejt hënës. Është një emocion i madh për agjencinë, për të gjithë bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë dhe për të gjithë botën”, tha austronauti.

Astronauti i NASA-s stan love tregon se pjesa më e rëndësishme e gjithë këtij misioni është të sigurohen që kur kjo kapsulë të godasë tokën, të shkojë në atmosferë me 11 km në sekondë , sepse vetëm atëherë thotë ai do të jemi gati të vendosim njerëz brenda saj për misionin e ardhshëm.

“Urojmë që kjo të ndodhë në 29 gusht, por ne nuk do ta dimë derisa të provojmë. Moti duhet që të jetë i mirë, të gjitha sistemet në atë platformë lëshimi, të gjitha sistemet në raketë dhe anijen kozmike duhet të jenë të mira. Ne nuk do të shkojmë (nëse) nuk jemi gati, por shpresoj që të jemi gati”, shtoi më tej ai.

Për kohëzgjatjen e misionit të Artemis 1, një ekip prej dhjetëra vetësh të NASA-s do të qëndrojë në gatishmëri 24 orë në ditë.