Socialistët e kanë përfunduar tashmë draftin me amendimet e ligjit të dekriminalizimit ku do të sanksionohet ndalimi i kandidimit për zyrtarët e lartë si dhe deputetët por dhe përfundimi i mandatit në rastet kur është i zgjedhur, për personat që rezultojnë ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Do të jetë Autoriteti i Dosjeve që do të ngarkohet nga ligji që të skanojë të gjithë politikanët që kandidojnë për poste publike ose janë në detyrë nëse kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Por në sitën e autoritetit nuk do të kalojnë vetëm politikanët por dhe një sërë zyrtarësh të tjerë përfshirë dhe gjyqtarët, prokurorë, zv/ministra, prefektë si dhe funksionarë të tjerë të lartë.
Për ndryshimet e propozuara nga socialistët që lindën si nevojë pas denoncimit të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve ku pretendohet që ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Por për këtë nismë kërkohen ndryshime kushtetuese.