Cristiano Ronaldo në javët e fundit ka qenë një mundësi në merkaton e verës si për Inter-in ashtu edhe për Milan-in.

Le të themi mes fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut, kur klubi në viale della Liberazione dhe ai në via Aldo Rossi morën një telefonatë nga Jorge Mendes, i etur për të testuar terrenin dhe për të parë nëse kishte mundësi për ta kthyer pesë herë Topin e Artë kthehet në Itali.

Inter-i dhe Milan-i ishin dy destinacione të pëlqyera si për qytetin ku do të kishte jetuar Cristiano, ashtu edhe për shkak se do t’i kishin garantuar mundësinë për të luajtur në Champions League, obsesioni i portugezit.

Megjithatë, tentativa e Mendes “avulloi” menjëherë për shkak të pagës 24 milionëshe që fiton fenomeni nga Funchal tek United.

Pasi ishte larguar nga Italia gushtin e kaluar dhe duke mos e ruajtur rezidencën italiane, CR7 do të ishte kthyer pa shfrytëzuar përfitimet e Dekretit të Rritjes.

Me pak fjalë, një milion më shumë ose më pak, për ta paguar bruto atë do të ishin dashur 45 milionë euro. Shumë për milanezët që ishin të fokusuar te Big Rom (Inter) dhe te De Ketelaere dhe rikuperimin e Ibrës (Milan).

Shumë edhe për Bayern-in, Chelsea-n, PSG, Atletico dhe Real, klube të tjera që i janë përgjigjur “jo faleminderit” Mendes. Tani numri 7 i shkel syrin Sportingut të Lisbonës, ku është rritur, sepse Luanët do të luajnë në Champions League.

Për pagën, megjithatë, duhet një ndihmë nga United, që është kundër largimit të lojtarit. Rreth dy vite më parë do të kishte qenë e papranueshme edhe ideja e një CR7 që i ofrohet gjithë Europës.