Më shumë se 5.5 milionë njerëz kanë kaluar kufirin nga Ukraina për në Poloni që prej fillimit të agresiont rus më 24 shkurt të këtij viti, Garda Kufitare njoftoi sot përmes rrjeteve sociale.

Sipas shërbimit polak të kufirit, oficerët e Gardës Kufitare kryen kontrollin e më shumë se 24,300 personave që hynë në Poloni nga Ukraina një ditë më parë, ndërkohë që edhe 6300 persona të tjerë mbërritën deri në orën shtatë të mëngjesit të së hënës.

Garda Kufitare bëri të ditur gjithashtu se 3.67 milionë njerëz janë larguar nga Polonia drejt Ukrainës që prej fillimit të luftës.

Vetëm të dielën, më shumë se 33,500 persona kaluan kufirin polak drejt Ukrainës.