Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social ‘Facebook’ ku qytetarë të shumtë shprehin vlerësime për kushtet që të ofron qyteti i Pogradecit.

“Qetësia, pastërtia dhe klima e veçantë e qytetit të Lasgushit, e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion tejet special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj”, shkruan Kryeministri.

Ai shkon më tej se: “investimet e reja që janë në rrugën e jetësimit mbi projekte ambicioze zhvillimi, ky destinacion do të jetë një tjetër pikë e bukur referimi e Shqipërisë për vitin 2030”.