Në pikun e sezonit turistik Shkodra i ngjan një qyteti me imazh katastrofë. Prej 48 orësh pirgjet e mbeturinave vetëm shtohen Siç shikoni edhe në pamje, koshat e plehrave janë tejmbushur dhe tonelata mbetjesh gjenden në rrugë e trotuare. Me të tillë pamje u zgjuan shkodranët e disa lagjeve për dy ditë më radhë. Por me kritike paraqitet tek tregu i shumicës

Prefektja e Shkodres Majlinda Angoni ka folur për gazetarët lokalë, duke e cilësuar mos largimin e plehrave të pazakontë dhe të paprecedentë. Ajo tha se Bashkisë i është lënë 24 orë afat për zgjidhje

“Institucioni i Prefektit është i gatshëm që të ofrojë ccdo ndihmë të mundshme për ta hequr këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

Një zyrtar vendor e ka njoftuar se Shkodra është mbushur me plehra për shkak se ka përfunduar kontrata me firmën e pastrimit.

“Në këtë periudhë afatesh kohore për mbylljen e procedurave, e cila ka pasur vështirësi për të njohur terrenin në këtë periudhë, siç na thotë bashkia”, tha Prefektja.

Ndërsa në një reagim të mëpasshme vetë Bashkia ka bërë me dije se po e ndjek situatën e krijuar në këto 48 orë me shërbimin e pastrimi.

“Ju informojmë se tashmë çështja e pastrimit është vendosur në rrugën e zgjidhjes. Aktualisht në terren ndodhen 5 mjete që po bëjnë largimin e mbetjeve në të gjitha lagjet e bashkisë Shkodër. Është një zgjidhje alternative deri në lidhjen e kontratës së re të pastrimit, pasi firma që deri me sot e ka ofruar këtë shërbim e ka ndërprere atë. Bashkia Shkodër do të synojë që me kontratën e re, procedurat e të cilës kanë nisur tashmë, të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimit dhe të shmang përsëritjen e të tilla situatave aspak të pëlqyeshme dhe aq më shumë në një moment kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik”

Nga ana tjetër PD e Alibeajt i kërkon bashkisë së Shkodrës të drejtuar nga Bardh Spahia të veprojë për situatën e krijuar nga mbeturinat.

“Kjo panoramë e shëmtuar nga papërgjegjshmëria e disave nuk mund të jetë barrë për Shkodrën. Një qytet nuk mund të mbahet peng i interesave të ngushta klienteliste dhe ekonomike.”, thotë në një reagim kreu i PD së Alibeajt në Shkodër, Xhevdet Amuli.

Nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja emergjente, por për atë afatgjatë, bashkia sic edhe thonë zyrtarët, do të bëhet përmes një kontrate të re për menaxhimin e mbetjeve urbane. Deri atëherë, ata që e duan Shkodrën, ti kursejnë vetes trishtimin duke mos shkuar atje.