Gazetari Dritan Hila ka folur për një nga temat që tronditi opinionin publik, përmendjen e Ilir Metës në dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe analizoi pse kjo dosje ka ngelur në vend.

Hila diskutoi oposionet pse Ilir Meta nuk ka shkuar ende të bëjë një kërkesë pranë Autoritetit të Dosjeve që emri i tij të pastrohet.

“Zoti Meta mund ta mbyllte fare mirë gjithë këtë debat. I bënte një kërkesë Autoritetit të Dosjeve ku i kërkonte të sqaronin nëse kishte dosje dhe nëse kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ilir Meta nuk e bën këtë. Kjo është pikëpyetja e parë se mos dosja vërtet është e Ilir Metës. Një ndër hamendësimet është gjithashtu se Ilir Meta nuk e bën këtë sepse ka frikë se mos manipulohet dosja dhe po kërkon t’i japë kohë vetes derisa kjo gjë të sqarohet.

Edhe kjo ha diskutim por nëse Autoriteti i Dosjeve i ka hyrë kësaj rruge të manipulimit, Meta do e ketë shumë të kollajtë të hedhë poshtë këtë montim duke shkatërruar kështu jo vetëm karrierën e zonjës Sula dhe të bordit por edhe do shkatërronte sulmin e kryeministrit duke i vënë një damkë të madhe si falsifikator. Këtë zoti Rama nuk do ta donte kurrë”, u shpreh Hila në Dritare TV.