Fitues të freskët të Superkupës së Evropës, kampionët në fuqi të La Liga-s, Real Madrid zbriti në fushë me stofin e ekipit për tu mundur, por Almeria i rezervoi një surprizë të hidhur pas vetëm 5 minutash lojë, ku Ramazani me një zbritje të shpejtë mposhti Courtois. Kjo dukej si një situatë sureale pas blofit të Barcelonës, për ndryshe nga ekipi blaugrana, “mbretërorët” gjetën forcat dhe reaguan shpejtë.

Lucas barazoi fillimisht shifrat, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, Lucas përsëriti veten këtë herë duke dërguar topin në rrjetë pas një aksion me “dhunë” nga Real Madrid.

Në minutën e 75-të, Real fitoi një goditje dënimi pranë zonës, Ancelotti vendos të hedh në fushë Alaba i cili mori menjëherë përsipër ekzekutimin e goditjes. Mbrojtësi ishte perfekt duke dërguar topin në trekëndësh, një gol që përmbysi shifrat duke i dhuruar Realit tre pikët në start. Në përfundim të sfidës, Ancelotti u ndal edhe te ky detaj:

“Ata që duhej ta gjuanin goditjen ishin Benzema dhe Toni, por hyri Alaba. Davide i tha Mendy dil shpejt se do ta gjuaj unë goditjen. Nuk është e lehtë ti thuash Benzema-s dhe Tonit të mos gjuajnë. Gjithsesi nuk ishte një sfidë spektakolare, por duhet të kemi parasysh edhe disa rrethana”, u shpreh ndër të tjera Ancelotti në konferencë për shtyp.