Personi që shihni në foto është Nenad Neno Kaluđerović, qytetari hero në Mal të Zi, i cili ekzekutoi Vuk Boriloviç, autorin e masakrës që vrau 10 persona dhe plagosi 6 prej tyre.

Boriloviç, qëlloi me armë 10 anëtarë të një familje, pas sherrit për qiranë e shtëpisë, ndërsa vijonte aksionin e tij të përgjakshëm u neutralizua dhe u qëllua për vdekje nga fqinji i tij, Kaluđerović. Mediat malazeze nuk bëjnë me dije nëse Kaludervoic është ndaluar nga autoritetet për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjen. Ndërkohë ai ishte i vetmi që arriti të neutralizonte 34-vjeçarin, i cili pasi vrau një famije të tërë, hapi zjarr dhe ndaj çdo personi që i dilte para.

Mali i Zi ka shpallur 3 ditë zie për masakrën, ndërkohë që mes viktimave ka dhe fëmijë të mitur.